Ballina Lajme Maqedoni Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet me intensitet prej 2,3 ballëve sipas Shkallës së Rihterit është ndjerë sot në mëngjes në orën 03:51 minutë në Pehçevë, Berovë dhe rrethinë, kumtoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.

Marketing

Epiqendra e tërmetit, me intensitet prej tre ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane, është regjistruar në 13 kilometra në veriperëndim të Pehçevës.

Tërmeti është regjistruar nga Rrjeti telemetrik sizmik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, të mbajtur nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.

Marketing
Exit mobile version