Termet në Maqedoninë Lindore

Tërmet me fuqi mesatare sot rreth orës 13:30 minuta është ndjerë në Pijaneçko-rajoni i Maleshevisë. Qytetarët njoftojnë se i njëjti ishte i shkurtër, por është ndjerë dhe ka shkaktuar panik mes popullatës.

Marketing

“Përafërsisht 7-8 sekonda ka zgjatur dridhja dhe siç po rrija në tokë sikur po më ngrinte toka. Të njëjtin e kanë ndjerë të gjithë të punësuarit pas çka dolëm jashtë fabrikës”, thotë një banor i fshatit Razllovci.

Tërmetin e konfirmuan edhe banorët e Pehçevës të cilët theksuan se pas goditjes kanë vërejtur shumë qytetarë jashtë shtëpive të tyre.

Sipas të dhënave jozyrtare tërmeti është regjistruar në rreth 10 kilometra nga Berova ku gjithashtu shkaktoi frikë mes popullatës.

Marketing