Tërmet në rajonin Tetovë-Gostivar

Disa tërmete më të vogla janë ndjerë mbrëmë në rajonin Tetovë-Gostivar.

Marketing

Pas stuhisë së fortë me shi të rrëmbyeshëm, breshër dhe bubullima që goditi dje Maqedoninë, e cila shkaktoi dëme të mëdha dhe vërshime në këtë rajon, Qendra Evropiane Sizmologjike ka regjistruar të paktën katër tërmete me magnitudë 2.2 deri në 2.7 të shkallës Rihter.

Epiqendra raportohet të jetë mes dy qyteteve.