Një tërmet me magnitudë 4.5 ka goditur Turqinë këtë të premte në orën 16:51 në Detin Mesdhe, në Gjirin e Antalias, raportojnë mediat turke.
Lëkundjet kanë qenë të ndjeshme në thellësi 11 kilometra, ndërsa nuk raportohet për dëme në banesa.
Guvernatori i qarkut të Alanyas Fatih Urkmezer tha se tërmeti është ndjerë në pjesën qendrore të kësaj zone dhe konfirmoi se ekipet e ekspertëve janë në terren duke hetuar tërmetin.
“Nuk ka asnjë lajm negativ në këtë moment”, tha Urkmezer dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos bëjnë panik.