Pas referendumit do të ndodhin ndryshime të mëdha në kryesinë e VMRO-DPMNE, për shkak të përplasjeve të brendshme dhe fraksioneve të forta në këtë parti, shkruan gazeta “Sloboden Pecat”(Shtypi i lirë).
Sipas gazetës, ai që do të jetë më i goditur do të jetë kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski, përcjellë INA.
Pas referendumit një pjesë e kryesisë do të organizojë kongres të jashtëzakonshëm partiak, ku do të kërkohet dorëheqja e Mickoskit dhe do të kërkohet zgjedhja e liderit të ri.
Ky lajm bëhet i ditur nga burime brenda kësaj partie, të cilat thonë se pas 30 shtatorit do të ndodhin ndryshime të mëdha brenda kësaj partie. Edhe analistët politik thonë se situata në VMRO-DPMNE mund të eskalojë për një kohë të shkurtër, dhe do të ndodhin përplasje dhe fraksionime.