Tërmet pranë ishullit grek, shkakton alarm për cunami

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.0 goditi Detin Mesdhe të mërkurën, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.

Marketing

Ministria e Greqisë për Krizat Klimatike dhe Mbrojtjen Civile paralajmëroi në mediat sociale për një rrezik cunami, për pjesë të bregdetit të vendit, transmeton Telegrafi.

Tërmeti ndodhi në orën 1:51 të mëngjesit sipas kohës së Evropës Lindore, rreth 14 milje në juglindje të Fry, Greqi, tregojnë të dhënat nga agjencia.

Të dhënat e U.S.G.S. më parë raportuan se magnituda ishte 6.1, por se një gjë e tillë është përmirësuar më vonë.

Ndërsa sizmologët shqyrtojnë të dhënat e disponueshme, ata mund të rishikojnë magnitudën e raportuar të tërmetit.