Tërmetet kanë tronditur Hënën. Tani po zvogëlohet

Hëna po zvogëlohet progresivisht dhe është shkundur nga tërmetet. Përfundimi doli nga një kërkim i Universitetit të Maryland, SHBA, në bazë të simulimeve të bëra duke përdorur të dhënat e sizmometrave të instaluar në satelit nga misionet Apollo dhe imazhet e marra në 2010-n nga sonda “Lunar Reconnaissance Orbiter” e Nasa-s. Studimi u publikua më pas në revistën “Nature Geoscience”.

Marketing

Imazhet e sondës kanë treguar se Hëna është tkurrur vazhdimisht, duke lënë mbi sipërfaqe mijëra shkëmbinj dhe duket se procesi vazhdon edhe ditët e sotme. Për të kuptuar se si kjo ka ndodhur, grupi i kërkuesve, kryesuar nga Nicholas Schmerr ka përdorur një aloritëm për të analizuar të dhënat sizmike, të marra nga misionet Apollo mes viteve ’60 dhe ’70 . Në këtë mënyrë, u mundësua të evidentohej epiqendra e 28 tërmeteve hënore të regjistruara mes viteve 1969 dhe 1977, të cilët në Tokë kanë arritur magnitudën mes 2 dhe 5.

Këto të dhëna u bashkuan me ato të sondës Lro, duke treguar se të paktën 8 nga këto tërmete u shkaktuan ekskluzivisht nga lëvizja e shkëmbinjve. Tërmetet e tilla, thonë kërkuesit, vazhdojnë të shkundin Hënën edhe ditët e sotme. “Kemi zbuluar se disa nga tërmetet e regjistruara nga misionet Apollo kanë ndodhur shumë pranë shkëmbinjve, të cilat duken në imazhet e marra nga misioni Lro. Ka shumë mundësi që këto shkëmbinj të jenë ende aktivë”, komenton Schmerr.

Është parë gjithashtu se, gjashtë nga 8 tërmetet kanë ndodhur kur Hëna ndodhej në në pikën e orbitës së saj, më të largët nga Toka, apo kur ishte fare pranë me të. “Këto rezultate, përfudnon Schmerr, na thonë se duhet të rikthehemi në Hënë. Me misionet Apollo kemi mësuar shumë, por kemi gërmuar vetëm sipërfaqen. Me sizmometrat modern mund të kuptojmë shumë më tepër mbi gjeologjinë hënore.”

Marketing