Tërmetet në Shqipëri thelluan varfërinë

Familja Keta në Bulqizë përveç varfërisë dhe problemeve të shumta tashmë nuk ka më as banese sepse tërmeti i pak ditëve më parë u dëmtoi shtëpinë.

Marketing

Kryefamiljari Bashkimi nuk mund të punojë për shkak të një paralizë në këmbë dhe e shoqja duhet të kujdeset për të dhe për djalin 13 vjeçar dhe të vetmet të ardhura janë ato nga ndihma ekonomike.

Drita kërkon që shteti t’i miratojë kempin për bashkëshortin pasi me 39 mijë lekë ndihmë ekonomike nuk u dalin për të jetuar sepse për kurim dhe ilaçe nuk bëhet fjalë.

Mes varfërisë e skamjes familja Keta bën apel për ndihmë./tch

Marketing