Ndërtesat në kryeqendrë janë të sigurta pasi ndërtohen me standard seizmologjike thot kryetari I Shkupit Petre Shilegov.
“Shkupi ësht qytet I sigurtë por e shihni se natyra është çudi.Të gjiotha ndërtesat në Shkup kanë kontrolle seizmologjike. Ato patjetër të jenë në aspekt seizmologjik të sigurta për qytetarët.”, tha Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.
Por megjithse vendi ndodhet në zone seizmologjike, ndërsa menjëher pas çdo tërmeti qytetarët I drejtohen opservatorit seizmologjik për informata, prej atje thonë se përballen me mungesë të kuadrit dhe paisjeve, nga të cilat varet cilësia në punë.