Një tërmet prej 4.2 ballësh goditi sonte sërish Shqipërinë.Në dukje intensitet i ulës i goditjes, por këto lëkundja kanë shkaktuar panik të madh tek banorët në Durrës dhe Tiranës.
Shumë nga ata që kanë përjetuar tërmetin, kanë shkruajtur menjëherë në aplikacionin me të dhënat nga Qendra Evropiane për Tërmetet, ku kanë shprehur frikën e tyre.“Zoti na ruajt sa e frikshme”, “U ndje shume”, ishin disa nga komentet që u bënë aty.Disa prej tyre thanë se pikërisht kur menduan se gjendja u qetësua, tërmeti i fundit i shqetësoi sërish. Shumë prej tyre kanë vendosur të kalojnë natën nëpër makina.