Një ndjeshje futbolli është ndërprerë menjëherë në Panama, si pasojë e panikut që përfshiu lojtarët dhe spektatorët pas një tërmeti të fuqishëm që goditi vendin.
Lëkundja me magnitudë 6.9 Rihter u ndje në disa zona të Panamas, teksa videoja nga ndeshja e futbollit mes Atletico Chiriqui dhe Universitario shfaq momentet e frikës në shkallët e stadiumit, ku qindra tifozë u larguan me shpejtësi, një pjesë e të cilëve zbritën në fushë.
Në video duken qartë edhe kullat ndriçuese të stadiumit që lëvizin fuqishëm ndërsa ndeshja u ndërpre për më shumë se 30 minuta.