29 persona raportohet se kanë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 7.2 që goditi ditën e sotme Haitin.
Numri i viktimave është bërë i ditur nga drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes Civile të Haitit, Jerry Chandrell. 17 persona humbën jetën në rrethin Grand Anse, 9 në qytetin e Cow dhe 3 në rrethin Nip, ku ishte epiqendra e tërmetit, në anën jugperëndimore të ishullit.
Ndërkohë, forcat e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për gjetjen e qytetarëve që mund të kenë mbetur nënërrënoja. Tërmeti i fuqishëm shkaktoi dhe dëme të mëdha materiale.
Earthquake in Haiti 🇭🇹 People in Haiti need so much help right now pic.twitter.com/xlGBEYJsRv
— voodoo priestess rose (@priestessrls) August 14, 2021