Ka shkuar në 227 numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 7.2 që goditi ditën e stome Haitin. Tërmeti u ndie në Karaibe dhe përtej teksa fillimisht u raportuan dëme të mëdha në banesa e ndërtesa. Aktualisht forcat e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për gjetjen e personave të cilët mund të kenë ngelu nënrrënoja. Pas bilancit tragjik të tërmetit qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për një muaj. Tërmeti i kësaj të shtune e ka kthyer Haitin në “hijen” e vitit 2010 kur një tërmet 7 ballë shkaktoi mijëra viktima.