Tërmeti në Korçë dëmtoi 184 objekte

Dhjetëra banorë të fshatrave të Korçës që një ditë më parë u tronditën nga një sërë lëkundjesh tërmeti e kaluan natën në çadra, pasi 184 banesa u dëmtuan rëndë.

Marketing

Ndërkohë nata ka qenë e vështirë pasi nuk kanë munguar as reshjet e shiut që vijojnë edhe sot.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka bërë bilancin pas situatës së vështirë që është krijuar për banorët në zonën e Korçës pas disa tërmeteve.

Ministria ka bërë vlerësimin dhe thotë se janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60 për qind e të cilave të pabanuara.

Janë strehuar 230 banorë në çadrat kolektive të ngritura nga EC dhe FA: 160 në Floq, 40 në Vidovë dhe 30 në Qafzes.

Në Floq funksionon shërbimi shëndetësor 24 orë. Janë furnizuar me ushqime dhe ujë banorët. Janë siguruar zonat e prekura me forca policore. Deri më tani raportohet për 8 kabina elektrike të dëmtuara nga tërmetet, 7 prej të cilave të riparuara.