Tërmeti në Peru shkakton panik në mesin e popullsisë

Tërmeti prej tetë ballësh sipas Rihterit që goditin shtetin amerikano-jugor të Perusë këtë mëngjes, nuk ka shkaktuar viktima në njerëz, raporton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Qendra Amerikane për Vrojtime Gjeologjike (USGS) njoftoi se tërmeti ka ndodhur me epiqendër 80 kilometra në juglindje të rajonit Lagunas, në thellësi prej 115 kilometrash.

Burime lokale thonë se tërmeti ka shkatërruar disa objekte, megjithatë detaje të hollësishme për dëmet që ka shkaktuar tërmeti pritet të publikohen në periudhën e ardhshme.

Presidenti i Perusë, Martin Vizcarra, shkroi në rrjetet sociale se të gjitha autoritetet kompetente kanë dalë në terren për të ndihmuar banorët e rajoneve të prekura nga tërmeti.

Kryebashkiaku i Lagunasit, Arri Pezo, tha se tërmeti shkaktoi panik të madh në mesin e banorëve, ndërsa një situatë e ngjashme është parë edhe në Lima dhe në qytete tjera, ku mijëra njerëz dolën në rrugë.

Dymbëdhjetë vjet më parë, Peruja u godit nga një tërmet shkatërrues, ku si pasojë mbetën të vdekur 600 njerëz.

Marketing