Nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta përmes një postimi në Fejsbuk ka shprehur ngushëllime për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, transmeton Gostivari Sot.
“Lajm shumë të rëndë pranuam sot nga Shqipëria e cila u godit nga një sërë tërmetesh të fuqishme. Nga kjo fatkeqësi fat i mirë është që nuk pati ndonjë viktimë. Personave të lënduar u dëshiroj shërim sa më të shpejt dhe kthim në gjirin e tyre familjar”, shkruan Bejta.
Në këto momente të vështira, sidomos për banorët e Durrësit dhe Tiranës, shton Bejta, shprehim solidaritetin tonë të plotë dhe ndajmë dhimbjen bashkë me ta.
“Të lutemi të gjithë bashkë që të lënduarit të rehabilitohen një çast e më parë, dhe të mos na përsëriten më fatkeqësi të tilla natyrore”, përfundon statusin Bejta në Fejsbuk.
Lajm shumë të rëndë pranuam sot nga Shqipëria e cila u godit nga një sërë tërmetesh të fuqishme.Nga kjo fatkeqësi fat…
Publiée par Nevzat Bejta – Faqja Zyrtare sur Samedi 21 septembre 2019