Tërmeti në Turqi, Christian Atsu gjendet i vdekur

Futbollisti Christian Atsu u gjet i vdekur nën rrënojat e shtëpisë së tij, pothuajse dy javë pas tërmetit në Turqi, konfirmoi agjenti i tij.

Marketing

Atsu është zhdukur që nga tërmeti i 6 shkurtit që ka shkaktuar shembjen e banesës së tij në Antakya, Hatay.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar trishtimin tonë.”, shkroi në Twitter klubi i tij turk, Hatayspor.

“Nuk do të të harrojmë, Atsu. Paqja qoftë mbi ty.”

Pas tërmetit, Hatayspor fillimisht ka raportuar se Atsu është shpëtuar “me lëndime”.

Agjenti i tij, Nana Sechere, i cili ishte në Hatay, e konfirmoi lajmin të shtunën në Twitter.

“Më duhet t’u njoftoj të gjithë dashamirësve se fatkeqësisht trupi i Christian Atsu u gjet këtë mëngjes. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjen dhe të dashurit e tij. Përfitoj nga rasti për t’i falënderuar të gjithë për lutjet dhe mbështetjen.”, shkroi ai në Twitter.

Trupi i Atsu-s u dërgua në Ganë të shtunën për varrim, shkruan BBC, përcjell KosovaPress

Reprezentuesi i Ganës, 31 vjeç, kishte luajtur me skuadrat e Premier Leagues, Everton, Chelsea dhe Newcastle.

Ndryshe, si pasojë e tërmetit të 6 shkurtit në Turqi dhe Siri kanë vdekur mbi 40 mijë.