Tërmeti në Turqi/ Hoxha nga Shkupi me mesazh për ata që ndertojnë banesa: Kujdes, kujtoni popullin!

Tërmeti në Turqi le të merret si mesazh për autoritetet e vendit se kujt i japin leje ndërtimi. Kështu thotë imami nga Shkupi, Llokman Kamberi.

Marketing

Përmes një statusi në rrjetet sociale hoxha në fjalë ka thënë se autoritetet duhet të kenë kujdes se cilit ndërtues i japin leje ndërtimi dhe duhet sipas tij të kontrollohet materiali ndërtues.

“Mesazhi për ne dhe autoritet perkatëse, dhe për ata që ndertojnë banesa. Keni kujdes, kujt i jipni leje, kontrolloni ata me qfar materiali i bëjnë. Se mos dhasht Zoti një termet si ky, gjitha politankat kan per të u rrëzu mbi qafën e banoreve!”, ka shkruar Kamberi.