Tërmeti shkaktoi dëme materiale në Manastir

Mbrëmjen e sotme një tërmet i fuqishëm prej 5.8 ballëve sipas shkallës Rihter goditi Greqinë, ndërsa dridhjet e fuqishme u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut. Tërmeti ishte me epiqendër në qytetin grek Florina, që gjendet në afërsi të Maqedonisë së Veriut, respektivisht në afërsi të Manastirit. Dridhjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, gjegjësisht ka dëmtuar muret e disa ndërtesave në Manastir. Qytetarët për TV21 thonë se nuk mbajnë mend dridhje të tilla, ndërkaq shtojnë se mbrëmjen do ta kalojnë jashtë shtëpive të tyre.

Marketing
Marketing