Tërmeti,lihen në burg 9 të arrestuarit

Janë lënë në burg 9 të arrestuarit në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit, pasi dyshohet të jenë përgjegjës të pasojave të tmerrshme me 51 jetë të humbura dhe shkatërrime të mëdha.

Marketing

Gjykata e Durrësit vendosi arrest me burg për 5 zyrtarë dhe 4 pronarë. Arrest me burg për Arben Isaku, ish-drejtor i ALUIZNI në Durrës, arrest
me burg për Ahmet Doda,drejtor i Kavalishencës në Durrës, arrest me burg për Klajdi Lame, inspektor në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Durrës.

Arrest me burg për Albrend Qetka specialisti verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës. Arrest me burg për Kujtim Hasa, shef i shërbimeve
në Kavalishencë, Arrest me burg për Rruzhdi Xheka, pronar i ‘Hotel Mira Mare’, Arrest me burg për Avdulla Osmani, pronari ‘Hotel Tropikal’.

Arrest me burg për Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës. Rrezikon deri në 7 vjet burg.

9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.