Tërmkolli: A po shkon Maqedonia e Veriut drejt ç’njohjes së Kosovës dhe largimit nga NATO?

Ish deputetja dhe ish ministrja e LDK-së në Kosovë, Melihate Tërmkolli ka shfaqur dhe alarmuar shqetësimet e saj lidhur me koalicionin e ri të formuar në RMV, duke u shqetësuar jashtëzakonisht shumë lidhur me çnjohjen e Republikës së Kosovës dhe largimit nga NATO.

Marketing

Postimi i Tërmkollit në facebook:

A po shkon Maqedonia e Veriut drejt ç’njohjes së Kosovës dhe largimit nga NATO!Pas dorëheqjes së kryeministrit Zaev, një koalicion i mundshëm i VMRO-DPMNE me opozitën shqiptare dhe të majtën në Maqedoninë e Veriut rrezikon seriozisht raportet me Kosovën dhe me NATO-n, përderisa programi i tyre është ç’njohja e Kosovës shtet dhe largimi nga NATO. Bashkimi i partive opozitare shqiptare në këtë koalicion, veçanërisht me të majtën atje, përbën shqetësim serioz për interesat e Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Luftimi i Ali Ahmetit nuk guxon të shëndërrohet në dëmtimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe as të Kosovës.