Tërnava uron Kurban Bajramit, bën thirrje për unitet

Orët e para të mëngjesit të së martës, besimtarët myslimanë kanë falur namazin e Kurban Bajramit, manifestimi qendror i së cilit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Marketing

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Ternava, në fjalimin e tij ka bërë thirrje që të respektohen të drejtat e grave, të mos i merret jeta askujt si dhe ka përmendur të drejtën e nderit dhe pronës.

“Në këtë festë madhështore konfirmojnë me theks të veçantë edhe të drejtat e femrës, të drejta këto që vazhdojnë të përbuzen dhe të abuzohen me to edhe sot e kësaj e dite nga shoqëri të shumta nëpër botë. Islami garanton të drejtën e femrës për të jetuar dinjitetshëm, e jo abuzuar me të.

Allahu na urdhëron në Kuranin famëlart, jetoni e silluni mirë me to, megjithatë, me keqardhje më duhet të them se të drejtat e femrës vazhdojnë të shkelen edhe në vendin tonë, në mënyra e forma të ndryshme, duke filluar nga liria që i ka dhuruar Allahu, veçmas e drejta e saj për jetë të dinjitetshme, të lirë dhe jo të nëpërkëmbur nga burri apo shoqëria në asnjë segment të jetës së saj”.

Kreu i BIK-ut në urimin e tij bëri thirrje për unitet dhe jo mosmarrëveshje.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, BIK mban organizimin tradicional të pritjeve në selinë e kryesisë.

Marketing