Terrasat e kafiterive në Çarshinë e Vjetër nën thjerrëzën e inspektoratit

Sot në zyrat e Komunës së Çairit ,u mbajt takim koordinues në mes Qytetit të Shkupit, Komunës Qendër, Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku u përpilua një plan aksional nga të gjithë palët për objektet afariste si restorantet dhe kafiteritë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, që nuk posedojnë dokument valid për shfrytëzimin e pronës publike si dhe vendosjen e pajisjeve urbane.

Marketing

Para pak kohe pronarët e objekteve të lartpërmendura u njoftuan për aktivitetin e marrë nga Institucionet por deri më sot nuk kemi reagim nga vetë ato se posedojnë leje.

Nesër, inspektorët e komunave Çair dhe Qendër së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Tregut do të dalin në terren për të mbledhur dokumentet që posedojnë pronarët për shfrytëzim të pronës shtetërore.

Pasi të konstatohet gjendja faktike në terren, do të merren masat përkatëse në bazë të kompetencave ligjore të organeve përkatëse që janë të përfshira në këtë aksion.