Terrorizohet Stambolli, sulmohen me thikë 11 këmbësorë

Një sulm me thikë ka terrorizuar Stambollin, ku mbetën të plagosur 11 persona.
Sipas pamjeve që transmetojnë mediat e huaja, duket se si një burrë, identiteti i të cilit akoma nuk është bërë i ditur, endet rrugëve të Esenyurt dhe godet me thikë kalimtarë të rastit.

Marketing

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa akoma nuk dihet si paraqitet gjendja shëndetësore e tyre.

“Ndërsa po ecja, një person që nuk e njihja më doli përpara dhe më nxorri një thikë. Fillimisht m’u duk sikur po bënte shaka kur e pashë për herë të parë. Nuk vonoi shumë dhe më goditi me thikë në këmbë dhe u largua. Unë rashë menjëherë në tokë”, ka rrëfyer një nga të plagosurit, Mehmet Üstel.

Mbetet e paqartë nëse autori i sulmit ka goditur edhe persona të tjerë, pasi ai ndodhet në kërkim, ndërsa autoritetet turke po punojnë për kapjen e tij.