Qeveria në seancën e tretë të sotme mori vendim për test të detyrueshëm PRC për shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë nga Republika e Kosovës dhe tranzitojnë nëpër Maqedoninë e Veriut.
Në pajtim me propozimet e miratuara në Vendimin për masa për parandalim të përhapjes së koronavirusit Kovid-19 shtohen dy qëndrime në këtë drejtim:
– Vërtetim mjekësor me rezultat negativ për PCR SARS-CoV-2 për fëmijë, të dorëzohet kur fëmija ka mbi 10 vjet.
– Shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga vendkalimi kufitar tokësor nga Republika e Kosovës detyrimisht të dorëzojnë vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga testi RT PCR SARS-CiV-2, të bërë 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në rast të kalimit tranzit nëpër shtet.
Qeveria në seancën e sotme, ka shqyetuar dhe ka marrë disa vendime të tjera, mes të cilave edhe Raportin përmbledhës për dëmet e ndodhura nga fatkeqësitë natyrore të cilat i kanë përfshirë komunat Makedonski Brod dhe Resnjë.