Teste falas për COVID-19, Greqia lehtëson masat kufizuese

Qeveria greke ka filluar lehtësimin e masave kufizuese kundër COVID-19. Kusht për lehtësimin gradual, është kryerja e testeve të shpejta që mund të bëhen në çdo farmaci falas.

Marketing

Nga fundi i marsit, farmacitë e Greqisë do të furnizohen me teste të shpejta, ku çdo qytetar ka të drejtë të kryejë deri në 4 në muaj, një në javë, duke dhënë vetëm numrin personal te sigurimeve shëndetësore.

Me kryerjen masive të testeve të shpejta, situata mund të vendoset më lehtë në kontroll, kanë deklaruar ekipi i socialistëve për trajtimin e krizës së covid-19.

Paralelisht, duke nisur nga kjo fundjavë në gjithë vendin lejohet qarkullimi çdo ditë në orarin 05:00-21:00 (nga 05.00-19.00 që ishte në fundjavë). Ndërkohë, që duke nisur nga e hëna, do të hapen parukeritë dhe qendrat estetike në gjithë vendin, me kushte tepër të rrepta për mbrojtjen nga covid-19.

Greqia po përballet këto javë me shifra tepër të larta të infektuarish, viktimash dhe pacientë në intubim, pavarësisht lockdoën të rreptë.

Specialistët e justifikojnë rritjen e infektimeve me lodhjen që ka shkaktuar izolimi i zgjatur në qendrat urbane, kryesisht. Vetëm sot në Greqi u shënuan 2785 të infektuar, 64 pacientë humbën jetën ndërsa 649 janë në intubim.

Marketing