Testi që ka habitur të gjithë: Urina juaj ndryshon ngjyrë nëse keni kancer

Një test i urinës, i cili e ndryshon ngjyrën nëse e detekton kancerin mund të ndihmojë në diagnostikimin e kësaj sëmundjeje në të ardhmen, thonë shkencëtarët.

Marketing

Testimet me minj kanë treguar se testi funksionon, me ç’rast urina e tyre ka marrë ngjyrë të kaltër nëse është detektuar kanceri në zorrë të trashë.

Shkencëtarët shpresojnë se në të ardhmen testi do të jetë një mjet i ri diagnostikimi, i cili do të jetë më i lirë dhe më i lehtë sesa metodat aktuale.

Zbulimi i sëmundjes së kancerit herët është esencial sepse i rrit shanset e mbijetesës.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në “Nature Nanotechnology”.

Marketing