Tetë aksidente në Shkup, humbi jetën një këmbësor

Një këmbësor ka humbur jetën, tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa gjashtë persona lëndime të lehta trupore në tetë aksidente prej gjithsej 13 që kanë ndodhur në 24 orët e kaluara në zonën e qytetit të Shkupit. Dëme materiale janë shkaktuar në katër aksidente rrugore.

Marketing

Policia, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga komunikacioni ka përjashtuar 28 shoferë që kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejueshmja, 17 para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit dhe tre fillestarë.

Të dënuar janë edhe 13 shoferë për dëme teknike të automjeteve, 12 për automjete të paregjistruara, si dhe 101 shoferë për parkim të parregullt. Me automjetin special të karrotrecit janë ngritur 79 automjete.

Policia ka evidentuar edhe tetë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në ngjyrë të kuqe, katër shoferë që kanë kaluar udhëkryqin në ngjyrë të kuqe, dy shoferë të cilët nuk kanë dhënë leje kalimi për këmbësorët në vendkalimet e këmbësorëve, katër për rreshtim të parregullt, dy për parandalim të parregullt, katër për mospërdorimin e kaskës mbrojtëse nga ana e çiklistëve apo motoçiklistëve, shtatë për mos mbajtjen e rripit të sigurisë gjatë kohës së drejtimit të automjetit dhe 13 për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit.

Marketing