Tetë arsye pse turistët zhgënjehen nga Parisi

Parisi më shumë se një vend. Në imagjinatën e shumicës prej nesh është një ndjesi. Përshkrimet e autorëve të mëdhenj në veprat e tyre, muzeumet e pasura në art dhe histori dhe sigurisht kulla Eiffel të bëjnë të kursesh deri në qindarkën e fundit për ta vizituar atë sa më parë.

Marketing

Siç ndodh rëndom, realiteti është ndryshe. Shumë nga turistët, kthehen të zhgënjyer pasi e vizitojnë. Përveç faktit që pritshmëria e tyre s’ngjan me çfarë është aktualisht, arsye të tjera ndikojnë në shijen e hidhur që merr me vete nga ky udhëtim.

Madje, ekziston dhe një term që specifikon këtë lloj zhgënjimi që quhet:“Sindroma e Parisit”.

1. Kulla Eiffel!
Para se të ndodhemi atje, të gjithë ëndërrojnë të shohin atraksionin më të rëndësishëm të qytetit. Përballesh me zhgënjimin e parë që kur sheh turmën e madhe që pret në radhë për të vizituar kullën. Zhgënjimi numër 2 është vjen kur rojet e sigurimit të kontrrollojnë a thua se je sërish në aeroport. Bëhuni gati të kaloni disa orë të mira në pritje.
Këshillë: Më mirë të shijoni thjesht pamjen me kullën në sfond.

2. Turma të mëdha në hyrje të Louvre-it.
Sigurisht një tjetër vend shumë i famshëm është Louvre-i. Shumë nga turistët që nuk i kanë rezervuar më parë biletat, kalojnë me orë të tëra (ose një ditë të plotë) duke pritur në radhë.

3. Gratë franceze janë ndryshe nga çfarë shohim në filma
Në filmat francezë vajzat dallojnë për stilin e thjeshtë, por sharmant dhe të mistershëm. Ato kanë gjithnjë veshjen perfekte (të shoqëruar me një beret) , janë të pavarura dhe duken një mrekulli. Gratë franceze janë frymëzim stili, por kur t’i shihni nëpër rrugët e Parisit mund të konfuzoheni paksa.

Vajzat aty, nuk janë të fiksuara me pamjen siç mendonim. Veshin rroba të thjeshtë, nuk kanë thonj të kuruar dhe nuk bëjnë make up. Kjo ndryshon pas të 50-ve, kur vendosin të merren me veten deri në detajin më të vogël.

4. Ka shumë pak vende ku flitet anglisht.
Francezët e flasin shumë mirë anglishten, por ~për arsye të paditura~ zgjedhin të mos e flasin. Nëpër restorante menu-të janë vetëm në frengjisht, kështu që do t’ju duhet ta imagjinoni ushqimin.

5. Ushqimet në restorant vijnë në sasi shumë të vogla dhe faturat….
Mos prisni të ndiheni të ngopur kur shkoni në një restorant francez. Porcionet janë të vogla dhe shumë të shtrenjta. Kjo sepse për francezët, në fund të ditës vlen shija!

6. Ëndrrat për foto me sheshe dhe rrugë bosh do t’ju thyhen!
E dimë që keni bërë gati një galeri me pozat që do të shkrepni, por mos prisni të dalin siç keni menduar. Sheshet kryesore janë të mbipopulluara me turistë kështu që sfondi, s’do të jetë kurrë vetëm për ju. Bëjeni si bloger-et, zgjohuni sapo të agojë për të bërë një set të mirë!

7. Qyteti është i mbushur me plehra
Shumë turistë ankohen duke thënë se Parisi është i pistë. Edhe rrugët kryesore janë të mbushura me plehra dhe askush nuk merr mundimin për t’i hequr. Gjithsesi, nëse jeni vetëm 3 ditë, mos i kushtoni shumë rëndësi, ose shëtisni në mëngjes herët.

8. Ndihesh i pasigurt
Parisi ka edhe anën e tij të errët. Qyteti është i mbushur me emigrantë nga vende të ndryshme. Shumë prej tyre shqetësojnë turistët, duke u përpjekur të shesin gjëra që nul i duhen dhe në rast se ata i refuzojnë, nervozohen. Në fakt, kjo nuk është pjesa më e keqe. Ka disa rrugë, siç janë North (Gare du Nord) dhe stacioni East (Gare de L’Est) në të cilat s’duhet të kaloni kurrë.

Përveç të tjerave, shumë prej atyre që e kanë vizituar Parisin, tregojnë njëzëri se nuk është qyteti më mikpritës në botë. Njerëzit nuk janë shumë të dashur me turistët, por gjithsesi edhe nëse përputhet me pritshmërinë tuaj, Parisi do të vijojë të mbetet nga ato vende që duhen parë patjetër një herë në jetë!

Marketing