Tetë ditë paraburgim, Anesteziologu nga Tetova përfundon në burgun e Shutkës

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se anesteziologu është dërguar në burgun Shutkës. Nga SPB-Tetovë gjithashtu njoftojnë se ai dyshohet për “punë të pakujdesshme në shërbim” dhe “incizim të paautorizuar”.

Marketing

“Më datë 15.04.2023, gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Tetovë personit V.D. (43) nga Odri i Tetovës, i ka shqiptuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 8 ditësh dhe do të dërgohet për vuajtje të paraburgimit në Burgun e Shkupit. Ai dyshohet për “punë të pakujdesshme në shërbim” dhe “incizim të paautorizuar” në Spitalin klinik të Tetovës, ku punonte si mjek anesteziolog. V.D. ka filmuar personelin mjekësor dhe pacientët në një nga repartet dhe e ka publikuar drejtpërdrejt në rrjetin social “Tik-Tok”, ndërsa pak para se të privohet nga liria nga ana e zyrtarëve policorë të SPB- Tetovë, drejtori 49-vjeçar i Spitalit klinik e ka raportuar rastin”, thonë nga SPB-Tetovë.