Tetë kallëzime penale për zjarrëvënësit

Zjarret nuk kanë të ndalur nepër vende të ndryshme në Maqedonin e Veriut.

Marketing

Zjarret janë aktiv ne rrethinën e Shkupit në Bashnic dhe Lubeten. Gjthashtu zjari ka kapluar edhe strugën ku në afërsi të fshatit Oktisi zjari ka djegur edhe 2 shtëpi. Zjarret gjithashtu janë aktive edhe në rajonin e Prespës, Kumanovës , në parkun nacional Galiçica si dhe një zjarr i madh ka kapluar edhe Makedonska Kamenicën.

Drejtoria për mbrojtje për shpëtim ka angazhuar forcat ajrore dhe e ka lokalizuar dhe vënë nën kontroll edhe këtë zjarr. Nevoja për evakuimin e popullatës është tejkaluar, ngase ekzistonte rreziku që zjarri të kaploj edhe një pjesë të shtëpive për rreth.

Ministria e Punëve të Brendshme ndërkohë, ka ngritur kallëzime penale kundër 8 personave si kryerës të këtyre veprave. Nga ministria e punëve të brendshme apelojnë tek qytetarët që ti respektojnë ligjet sepse këto zjarre janë shkaktuar nga faktori njeri.

“Apeloj deri tek qytetarët që ti respektojnë ligjet , tani ju është ndaluar lëvizja në pyll. Ministria e punëve të brendshme do ti sanksionoj ata që ndezin zjarre”, thonë nga ministria e punëve të brendshme.

Për shkak të kushteve klimatike dhe thatësisë së bimëve, zjarret po përhapën lehtë. Zjarret janë përhapur edhe ne vendet fqinjë si në Kosovë, Shqipëri dhe Bullgari.

Marketing