Në 14 orët e fundit në Klinikën e Sëmundjeve Infektive janë trajtuar tetë pacientë të rinj me simptoma të fruthit. Prej tyre, dy janë hospitalizuar, ndërsa gjashtë të tjerët janë lëshuar në mjekim shtëpiak.
Drejtoresha e Klinikës së Sëmundjeve Infektive Milena Stefanoviq sot në pres konferencë informoi se për momentin në Klinikë ka gjithsej 20 pacientë të sëmurë me fruth me pasqyrë më të rëndë klinike, por sipas, informacioneve të fundit, gjendja e tyre është stabilizuar.
Prej dje ka edhe dy raste të reja të fëmijëve të infektuar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve. Gjendja e tyre është stabile dhe vetëm tek një prej fëmijëve ka simptoma akute të fruthit.
“Ata janë fëmijë në repartet hematologjike të cilët janë infektuar gjatë marrjes së terapisë. Këta janë fëmijë të cilët qëndrojnë në Repartin e Hematologjisë dhe të cilët për fundjavë shkojnë në spital ditor dhe vijnë”, informon dr Katerina Stavriq, drejtoreshë e Klinikës të Sëmundjeve të Fëmijëve.
Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej tetë raste me pacient me fruth, kryesisht mjekët dhe personeli të cilët punojnë në ambulancën e përgjithshme. Midis tyre, personat që kanë lindur pas vitit 1982 kanë marrë nga dy doza të vaksinave, por ka edhe personel më të vjetër i cili ka marrë vetëm nga një dozë të vaksinave.
Mjekët theksojnë se situata ndiqet me vigjilencë dhe po mbahet nën kontroll. Paralajmërojnë se bëhet fjalë për një sëmundje të paparashikueshme dhe për këtë apelojnë që të vaksinohen.
“Apeloj që të gjithë qytetarët të cilët nuk janë të sigurt në statusin e tyre të vaksinimit dhe prindër të cilët kanë fëmijë të pavaksinuar, të vaksinojnë në një afat sa më të shpejtë”, tha doktoresha Stefanoiviq.
Për shkak të numrit të madh të pacientëve të infektuar me fruth, në poliklinikat “Jane Sandanski”, “Bit Pazar” dhe “Gjorçe Petrov” do të punojnë me kujdestari prej 19.30 deri në 07.30, ndërsa për fundjavë do të punojnë 24 orë.