Tetë viktima dhe 109 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Tetë viktima dhe 109 raste të reja me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë.

Marketing

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) tha se rastet e vdekjes janë: nga dy në Ferizaj dhe Lipjan dhe nga një në Dragash, Fushë-Kosovë, Prizren dhe Vushtrri.

Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan pas testimit të 744 mostrave.

IKSHPK njoftoi se në 24-orëshin paraprak janë shëruar edhe 454 pacientë nga koronavirusi.

Me këto shifra, numri total i të infektuarve në Kosovë arrin në 50,910, i viktimave në 1,325 dhe i të shëruarve në 40,423.

Aktualisht, raste aktive në Kosovë janë 9,162.