Tetori muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit në gji

Forumi i Gruas i Bashkimit Demokratik për Integrim në nivel republikan, organizoi aktivitet ndërgjegjësimi kundër kancerit në gji në të gjitha degët.
Një betejë e përbashkët e të gjitha grave, nuk kishte se si të shënohet ndryshe përpos se në formë të bashkuar kundër një rreziku poashtu të përbashkët, e që prekë dhe mund ta sfidojë shëndetin e çdo gruaje përtej çdo dallimi që mund të kemi në moshë, përkatësie etnike, kuturore apo politike.

Fletushka me përmbajtje sensibilizimi dhe ngritje të vetëdijës kolektive ndaj kësaj sfide u shpërndanë nga gratë aktive në nivel të të gjitha degëve, përfshirë këtu edhe degën e Çairit.
Edhe njëherë dëshmuam se përtej kampanjës zgjedhore ne zhvillojmë kampanja që kanë të bëjnë me mirëqenien e grave qoftë ajo sociale apo shëndetësore si në këtë rast.

Mbështetja e ndërsjellë e grave ndërmjet njëra tjetrës është parimi bazë që determinon aktivitetin tonë të përditshëm dhe të përhershëm.

Marketing

#qëndroefuqishme🌸
#luftopërjetën💚
#gratëmunden