Tetova është në mesin e qyteteve që disa ditë me radhë është me ngjyrë vjollcë për shkak ajrit të ndotur dhe numrit të lartë të grimcave PM 10. Kanë reaguar nga shoqata joqeveritare Nëna dhe Fëmija nga ku kërkojnë që komuna të merr masa sa më shpejtë.
“Të gjithë muajin nëntor e kemi pasur me ndotje. 90 % të ditëve kanë qenë me mbi 100, kurse këta tre ditët e fundit janë me ndotje mbi 175 dhe në ketë situatë komuna është dashur duke u bazuar në vendimin që është marr vjet në dhjetor se, nëse ndotja dy ditë me radhë është mbi 175% me MP10 në metër kub atëherë duhet të merren masa urgjente me një plan strategjik për përmirësim të kualitetit të ajrit. Por këta as planin nuk e kanë edhe as nuk ndërmarrin masa. Unë sa e vërejta as në faqen e Komunës nuk kishte ndonjë lajmërim e jo më të ketë masa urgjente që duhet të ndërmerren prej komunës”, deklaroi Elmedina Abdullahu – Shoqata “Nëna dhe Fëmija”.