Tetova me më së shumti kandidatë, në garë LSDM-ja, VMRO-DPMNE-ja, BDI-ja, BESA, PDSH, ASh-AAA-ja dhe lista të pavarura!

Mundemi t’i selektojmë kandidatët më të mirë të mundshëm, sepse qytetarët kanë mundësi që edhe partisë më të vogël t’i japin shumicën e votës. Pse? Sepse do të zgjedhë kandidatin më të mirë, kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev teksa foli për procesin e kandidaturave në zgjedhjet lokale.

Marketing

Ka njoftuar, se në Tetovë do të ketë më së shumti kandidatë

“Më vjen mirë që besimi te qytetarët dhe te kandidatët potencial është shumë e madhe dhe duan të kandidohen. Emra të mirë, persona të dëshmuar dhe kjo është një përparësi për ne që na bën favorit në zgjedhje, krahas asaj që udhëheqim në anketa. Besimi është i madh dhe shihet se do të fitojmë, por në fund qytetarët vendosin. Mund të ju them, meqë jam partner i koalicionit me BDI-në, me Besën dhe PDSh-në kemi koalicion dhe bashkërisht do të marrim pjesë në zgjedhje lokale. Detajet nuk mund ti themi, sepse nuk i kemi emrat, por definitivisht i dimë parimet e koalicionimit, e dimë solidaritetin. Aty ku të gjitha partitë kanë kandidatë, është e logjikshme se të gjithë do të vrapojnë në rrethin e parë. Do të na tregojnë qytetarët se kush vlen, dhe kush nuk vlenë. Ja për shembull në Tetovë do të ketë më shumë kandidatë. Dihet se do të jetë BDI-ja, do të jetë PDSh-ja, do të jetë BESA, ne do të jemi, do të ketë edhe VMRO-DPMNE-ja sigurt, do të ketë edhe ASH-AAA, paralajmërohen edhe lista të pavarura”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Shtoi, se në rrethin e parë shkojnë të gjithë, në rrethin e dytë do të mbështeten njëra me tjetrën varësisht se kush do të marrë më së shumti vota.