Tetova në vendin e dytë sipas numrit të ankesave drejtuar Avokatit të popullit

Më shumë se 370 ankesa nga Tetova janë parashtruar në zyrën e Avokatit të popullit në vitin 2017. Dhjetë për qind e ankesave të përgjithshme kanë të bëjnë me pushtetin lokal. Qytetarët më së shpeshti ankohen për planet detajuara urbanistike, ndotjen, shërbimet komunale, tatimin në pronë – informojnë nga organizata joqeveritare “Infoqendra”.

Marketing

Ata, në bashkëpunim me Avokatin e popullit Ixhet Memeti dhe komunën e Tetovës, sot organizuan një debat publik në komunë, që synon forcimin e bashkëpunimit mes Avokatit të popullit dhe pushtetit lokal.

“Kemi njohuri se qeveritë lokale nuk janë aq transparente dhe efikase në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe nuk i përfshijnë aq shumë qytetarët në proceset vendimmarrëse.

Duhet të ketë komunikim të shpeshtë dhe të dykahësh mes qeverisë lokale dhe Avokatit të popullit, – doemos duhet të bashkëpunojnë, që të ndërmerren masa parandaluese në këtë kontekst”, tha Biljana Bejkova, drejtoreshë ekzekutive e OJQ-së “Infoqendra”.