Tetovarët kundër kazinove dhe bastoreve saportive

Mbrëmjen e djeshme, banorë të lagjes Teqe të Tetovës kanë protestuar rreth përgatitjeve për hapjen e një bastorje sportive në këtë lagje. Sic shprehen banorët, në lagje po bëhet masakër me hapjen e bizneseve të këtilla.

Marketing

Të revoltuar, banorët e lagjes Teqe të Tetovës, mbrëmë kanë dalë në rrugë dhe kanë ngritur zërin se nuk do të lejojnë hapjen e një bastoreje sportive, që këtyre ditëve po bën përgatitjet për funksionim, apo çdo lloj veprimtarie që kanë të bëjnë me lojërat e fatit.

Banorët gjithashtu kanë porositur kompetentët të marrin shembull Shqipërinë, ku u ndalua çdo lloj veprimtarie që ka të bëjë me lojërat e fatit.

Kohë më parë i pyetur rreth ligjit kundër hapjes së kazinove dhe veprimtarive tjera për lojëra fati, myftiu i Tetovës Qani Nesimi, u shpreh se nga ta është kërkuar që këto lloj biznesesh të hapen jashtë vendbanimeve.

Rikujtojmë se kjo protestë nuk është e para e këtij lloji në qytet. Fillimisht në maj të këtij viti u protestua kundër hapjes së kazinos në afërsi të Universitetit të Tetovës, dhe që atëherë u premtua se do bëhet ç’mos që të çrrënjoset kjo dukuri negative në vend. KlanMaqedoni

LOJËRAT E FATIT – PROTESTOJNË BANORËT E LAGJES TEQE

PROTESTOJNË BANORËT E LAGJES TEQETetovarët kundër kazinove dhe bastoreve sportive

Publiée par Klan Macedonia Television sur Mardi 30 octobre 2018

 

Marketing