Tetovari i dënuar me burgim të përjetshem: Bajramin e 13-të po e kalojë padrejtësisht në burg!

Çdo festë të dënuarit i gjen të mërzitur për fatin e tyre të rëndë dhe vuajtjen e dënimit pa faj. Para çdo feste, të revoltuar shprehin shqetësimin e tyre, para këtij Kurban Bajrami i revoltuar është shprehur edhe i dënuari me burgim të përjetshëm (rastin e Burhanedin Nuhiut mund ta dëgjoni këtu).

Marketing

Nuhiu ka shkruar në facebook:

“Mallkuar qofshi o ju politikan te ryshfetit mallkuar qofshi oju gjygjtar te pa shpirt kyj ashte I 13. Kurban bajrami ne burg dhe fmit e mij nuk kan bajram te lumtur pa prind”, ka shkruar Nuhiu, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm, në një proces të përshpejtuar dhe montuar pas konfliktit të 2001, lidhur me vrasjen e një të riu maqedonas në lagjen Drenovec të Tetovës.

Edhe të dënuarit e rastit “ALFA” shprehet të shqetësuar për familjarët e tyre, pa të cilët kalojnë ëdhe këtë festë të Kurban Bajramit./Pa Censurë

Marketing