Tetovë, 3 të arrestuar për incidentin me armë zjarri

Tre të arrestuar, dy lokale të dëmtuara nga predhat e plumbave dhe disa makina të dëmtuara, është bilanci i përleshjes që ndodhi mbrëmë me armë zjarri në bulevardin Iiria në Tetovë. Rastin e kanë konfirmuar edhe nga sektori i punëve të brendshme i Tetovës, nga ku informojnë se, në këtë përleshje me kallashnikovë, kanë qenë të involvuar më shumë persona.

Marketing

Pas një zënke paraprake në kazino, ndërmjet personit me iniciale H.M. 34 vjeç, në njërën anë, D.M. 43 vjeç nga fshati Llacë, dhe B.D. 43 vjeç nga Tetova në anën tjetër, kanë dalë jashtë në rrugë, dhe kanë shtënë me armë zjarri. Në stacionin policorë Tetovë, janë arrestuar dhe mbajtur disa nga pjesëmarrësit e kësaj përleshje B.D. ,D.M. si dhe R.Xh.28-vjeç nga fshati Shipkovicë. Në kërkim edhe disa persona tjerë, të involvuar në rast”.- njoftojnë nga SPB e Tetovës.

Ngjarja e mbrëmshme që ka tronditur Tetovarët, njëkohësisht edhe ka frikësuar ata për sigurinë e tyre. Por këtë e sjell numri i madh i kazinove në Qytet thonë banorët.

Nuk ka siguri populli, kemi droje se edhe fëmijët kur dalin jashtë mund të na vijnë të plagosur apo të vrarë. Por, gjithsesi se kazinotë sjellin punë të këqija për popullin”.

Në këtë shtet siguri nuk ka dhe nuk ndjehem i lirë, një shtet që funksionon duhet ta sigurojë qytetarin të ndjehet i lirë. Kryetari i komunës duhet mos të jep leje për kazino dhe bastore sportive”.

Nuk është aspak e mirë, por ja ndodhin dhe patjetër të marrin masa sigurie për popullatën. Kazinot duhet të hiqen krejtësisht”. – theksuan banorët

Sipas Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, që të gjithë personat e involvuar në përleshjen e mbrëmshme janë të njohur për SPB si kryerës edhe të veprave të tjera penale.