Tetovë, 5 të infektuar, apele për respektim të masave

Në Tetovë deri më tani të infektuar nga virusi korona janë 5 persona. Rreth 500 qytetarë të tjerë kanë nënshkruar deklaratat për vetëizolim.

Marketing

26 prej tyre janë më urdhër të inspektoriatit sanitar shëndetësor dhe kontrollet nga SPB-Tetovë, për këta persona janë më të rrepta. Megjithatë policia kontrollon rreptësisht jo vetëm të vetëizoluarit por edhe respektimin e të gjitha masave të tjera nga ana e qytetarëve.

Por respektimi i ndalesës për lëvizje në orare të caktuara, e sidomos gjatë fundjavës kur ndalesa për lëvizje fillon prej orës 16:00 të pasdites, nuk po respektohet nga të gjithë.

13 persona në rajonin e Tetovës dhe të Gostivarit janë privuar nga lira pasi të njejtet nuk kanë respektuar orën policore . Për të gjithë këta persona është ngritur procedur adekuate sipas nenit 206 të Kodit Penal të RMV.

Ndërkohë në Tetovë, vazhdon të dezinfektohen rrugët kryesore dhe ato dytësore nga NJTKZ-Tetovë.

Të gjitha restorantet dhe kafiteritë jane janë të mbyllura dhe po respektojnë vendimet e qeverise. Problemi tani më i njohur është pasi shumë qytetar vazhdojn të grumbullohen edhe më tej para bankave, postës së qytetit dhe operatorëve cellular.

SPB Tetovë, ka bërë aple që të respektohen masat pasi sipas tyre nga ditet ne vijim do detyrohen te marrin masa me rigoroze