Tetovë, arrestohen 12 valltare nga Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi

Nga Sektori për punë të brendshme në Tetovë, njoftojnë se më 4 qershor në periudhën prej ora 23 e 40 minuta deri 01.00 pas mesnate, kanë realizuar kontroll-aksion në objektin hotelerik ,”Energy Club”, me lokacion në rrugën rejonale Tetovë-Zhelinë, pronë e personit M.A. 36 vjeç nga Tetova.

Marketing

Gjatë kontrollit, në objekt janë ndaluar 8 persona të gjinisë femrore, nga të cilat 6 shtetase të huaja dhe 2 nga Maqedonia, të cilat kanë qenë të angazhuara si valltare.

Gjashtë shtetaset e huaja, të moshës prej 22 deri 27 vjeçe, nga të cilat 4 nga Republika e Serbisë, dhe nga një nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Malit të Zi, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, gjegjësisht qëndrim në kundërshtim të qëllimit dhe kryerje veprimtarie në mënyrë jolegale, janë arrestuar dhe pas mbajtjes së shkurtër në Stacionin policor në Tetovë, janë dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme.

Gjithashtu me datë 5 qershor në periudhë prej ora 01.00 deri ora 02.00 pas mesnate, është realizuar kontroll-aksion, në objektin hotelerik “Babilon” në Tetovë, pronë e personit B.M. 37 vjeç nga Tetova.
Në objekt janë ndaluar dhe arrestuar 8 persona të gjinisë femërore, nga të cilat 2 shtetase të Sërbisë dhe 6 shtetase të Maqedonisë, të cilat me vallëzim i kanë zbavitur mysafirët.

Marketing