Tetovë, arrestohen përfaqësues të Klubit të Futbollit “Kadino”

Sfida në mes skuadrave të Teteksit dhe Kadinos, kishte edhe “pjesën e tretë”, pasi që ajo zyrtare dhe në terrenin e gjelbër u mbyll me barazim 1-1. Pas përfundimit të ndeshjes, janë arrestuar dy përfaqësues të Kadinos, pas përfshirjes së tyre në një përleshje fizike. Lajmin e konfirmuan efektivët policorë të SPB Tetovë përmes buletinit ditor.

Marketing

“Dje (12-shtator) rreth orës 19:20 minuta, efektivët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat D.M. (20), H.D. (29) nga Shkupi, futbollistë të Klubit futbollistik ,,Teteks“ të Tetovës dhe M.R. (20) dhe V.I. (29), lojtar dhe përfaqësues të Klubit të Futbollit ,,Kadino“ nga fshati me të njëjtin emër në Shkup, për shkak të përfshirjes së tyre në një përleshje fizike pas ndeshjes së futbollit të kampionatit mes këtyre dy ekipeve të ligës së dytë. Krahas kësaj personi D.M. me një shishe plastike ka goditur kokën e një punonjësi të policisë i cili ishte duke ndërmarrë veprime zyrtare mbi përleshjen fizike, kurse personi H.D. kishte penguar pjesëtarët e policisë gjatë ndërmarrjes së masave zyrtare,” thuhet mes tjerash në buletinit e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas SPB Tetovë, rasti është duke u sqaruar dhe dokumentuar dhe kundër personave të përfshirë do të pasojnë parashtresa adekuate. https://alsat.mk/ne-tetove-arrestohen-perfaqesues-te-klubit-te-futbollit-kadino/