Tetovë, asfaltohet Rruga “Murat Baftjari”

Edhe kësaj rruge i erdhi fundi. Pas shumë pritjeve rruga “Murat Baftjari” sot ka nisur të asfaltohet. Edhe pse qyetarët shumë herë kanë reaguar për zhagitjen e asfaltimit ata sot do të kenë një rrugë më të mirë se në të gjitha lagjet.

Marketing

Rruga “Murat Baftjari” është e ndërtuar me të gjitha standardet, është vendosur kanalizimi, sistemi i i ri i ujësjellësit, sistemi i ndriçimit së bashku me sistemit e internetit dhe rregulimi i trotuarëve sot ajo mund të thuhet se është një ndër rrugët që i plotëson të gjitha kushtet.

Nga komuna gjithnjë kanë sqaruar se mos afaltimi i rrugës deri tani ka pasur pengesa për shumë arsye pasi kanë punuar shumë punë si me rrjetin e ujësjellsit, sistemi i ndriçmit dhe sistemi i kabllove të internetit që nuk ka të bëje me komunën dhe më shumë si pengesë kryesore është parqaitur EVN, andaj të gjithë këto kanë zgjatur asfaltimin, por edhe kjo mori fund.

Punët në Rrugën “Murat Baftjari” i kryen kompania “NB Company” një ndër kompanitë më të mëdha në Tetovë dhe më e fuqishme.