Tetovë, babai therret me thikë nga djali i tij 18 vjeçar

Nga SPB-ja në Tetovë njoftojnë se me datë 7 qershor rreth orës 20.00, në Spitalin Klinik të Tetovës, është pranuar personi R.H. 51- vjeç nga fshati Llacë –Tetovë, me lëndime trupore në pjesën e gjoksit të shkaktuara me mjetë të mprehtë. Pas dhënies së ndihmës mjeksore, si rast urgjentë është transferuar në klinikat e Shkupit.

Marketing

Sipas tregimit të bashkëshortes së tij, me të cilën është biseduar diku më vonë pas rastit, lëndimet me thikë i ka shkaktuar djali i tij 18-vjeçarë, për shkak të një zënke paraprake verbale.

SPB-ja njofton se po meren të gjitha masat dhe aktivitetet, për zbardhjen e plotë të rastit.

Gjithashtu nga SPB-ja në Tetovë njoftojnë se një banor i fshatit Senokos të Gostivarit, më datë 7 qershor rrethë orës 19.00, ka paraqitur dhunë familjare, që e ka kryer djali i tyre 21 vjeçarë, i cili ju ka kërkuar të holla prindërve, dhe pas që nuk i kanë dhënë, gjysëm ore më vonë, e ka sulmuar fizikisht nënën e tij, duke e grushtuar disa herë në pjesën e kokës gjegjësisht fytyrës, nga ku ajo ka marur lëndime të dukshme trupore.

E lënduara është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murat,, në Gostivar për dhënien e ndihmës mjekësore.

Dhe për këtë nga SPB-ja në Tetovë njoftojnë se po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.