Tetovë – Gostivar, 145 shofer gjobiten për mos vënie të rripit të sigurimit

Shfrytëzimi i rripit të sigurimit, paraqet detyrim ligjorë i vozitësve dhe bashkë vozitësve, sipas nenit 23 të Ligjit për siguri në trafik dhe rrugë.

Marketing

Përdorimi i rripit gjithashtu paraqet edhe një funksion të veçantë për sigurinë e tyre personale.

Mos respektimi i këtij detyrimi ligjorë, sanksionohet me një fletëpagesë të detyrueshme për kundërvajtje, ku gjoba në para është 40 euro në kundërvlerë të denarit ose në këmbim të regjistrimit të 25 pikave negative, nëse bëhet fjalë për vozitësin dhe 50 euro për bashkë vozitësin gjegjësisht bashkudhëtarët.

Gjatë këtyre katër muaj e gjysmë të këtij viti që kanë kaluar, në rajonin më të gjerë të Tetovës, janë zbuluar dhe në mënyrë adekuate janë sanksionuar 145 raste të mos shfrytëzimit të rripit të sigurimit, 50 nga këto shkelës kanë marrur fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje, kurse 95 prej tyre kanë marrur vërejtje me shkrim.

Gjatë vitit të kaluar 2018-të, numri i përgjithshëm i shkeljeve që kanë të bëjnë me rripin e sigurimit është në 377 raste. Prej këtyre 214 kanë qenë të sanksionuar me fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje, kurse 163 prej shkelësve kanë kaluar me vërejtje me shkrim.

Sektori për punë të brendshme Tetovë, deri në fund të muajit, krahas detyrimeve tjera, theks të veçantë do ti dedikoj rripit të sigurimit, por edhe për shpejtësinë me të cilën drejtojnë vozitësit nëpër rrugët e qytetit, autostradë dhe rrugëve regjionale. Kjo më së tepërmi, për shkak se në rajonin për të cilin bëhet fjalë, pason një periudhë me një intensitet edhe më të lartë të veturave dhe këmbësorëve në trafik, gjegjësisht gjatë muajve veror qershor, korrik dhe gusht.

Marketing