Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në periudhën (04/05-maj) që ka të bëjë me urdhërin e ndalesës për lëvizje, është evidentuar se në këtë rajon 4 persona (TE-2 dhe GV-2), të cilët nuk e kanë respektuar urdhërin për lëvizje të kufizuar, me ç’rast të njëjtit janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të përgaditen parashtresa adekuate për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë” (Neni 206 nga Kodi Penal).
Pjestarët e policisë sipas të dhënave statistikore në SPB-Tetovë, gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë evidentuar se, për 19 persona (TE-19) janë përgaditur vendime për izolim, kurse 16 persona (TE-10 dhe GV-6) që kanë nënshkruar deklerat për vetëizolim. Në këtë periudhe janë kontrolluar 146 persona në Tetovë dhe 9 persona në Gostivar me vendim, si dhe 45 persona në Tetovë dhe 28 persona në Gostivar me dekleratë të nënshkruar për vet-izolim, me ç’rast 6 persona në Tetovë, kanë qenë të paralajmëruar me shkrim, për mosmbajtje të maskave mbrojtëse.