57 vjeçari S.D. nga Tetova, sot rreth orës 11 ka prishur qetësinë dhe rendin publik, duke gjuajtur me armë zjarri – pistoletë në ajër shkaku i një aksidenti ku si pasojë u shtyp edhe makina e tij e tipit Opel Astra.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Tetovarja. Nga gjuajtje e dy plumbave në ajër, nuk ka pasur të lënduar apo dëme materiale. Personi në fjalë është ndaluar dhe po mbahet në stacionin policor të Tetovës.
Raportohet se gjatë momentit të aksidentit, personi S.D., nga Tetova nuk ka pasur përplasje verbale me personin që janë aksidentuar, meqë makinat nuk kanë pasur dëme të theksuara, dhe gjithçka ka përfunduar me marrëveshje të qetë, ndërsa 10 minuta më vonë, duke qenë në veturën e tij, S.D. 57 vjeç, del nga makina dhe me revole gjuan disa herë në ajër.
Sektori i Punëve të brendshme i Tetovës, bashkë me skuadrën kundër krimit, kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë gjetur disa gëzhoja të cilat janë lëndë e ekspertizës së mëtejme.