Në kuadër të aksionit “Qyteti yt, hapësira yte”, Komuna e Tetovës vazhdon pastrimin dhe lirimin e trotuareve në hapësirat e tregut të gjelbërt.
Lirimi i hapësirave publike do të vazhdojë dhe të njëjtat do ju kthehen qytetarëve.
Do të merren në konsideratë të gjithë shitësit të cilëve do ju garantohet hapësirë brenda tregut të gjelbërt.
Tregut të gjelbërt i nevojitet një transformim dhe ky transformim duhet të filloj me lirimin e hapësirave publike, të cilat janë pasqyrë e përbashkët e jona.