Tetovë, nis protesta kundër profesoreshës Besiana Mehmedi

Në Tetovë ka nisur protesta ndaj profesoreshës së Fakultetit të arteve në Universitetin e Tetovës, Besiana Mehmedi, transmeton TV21. Studentët e pranishëm në protestë me afishe në duar kërkojnë shkarkimin të profesoreshës Mehmedi.

Marketing

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Këshilli i fakultetit të arteve ka vendosur që për lëndën e Historisë së arteve të angazhon edhe një profesor, që studentët në qoftë se nuk e duan Besiana Mehmedin të mund ta zgjedhin profesorin Bajram Çupi. Për shkak ankesave të studentëve Këshilli i fakultetit gjithashtu i ka dhënë edhe një vërejtje me shkrim profesoreshës Besiana Mehmedi.

Marketing